Ballina Aktuale Myftiu Saqipi, vizitoi të parin e Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi

Myftiu Saqipi, vizitoi të parin e Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi

SHPËRNDAJE

Dje,  Kryetari i Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, në rezidencën e tij, priti zyrtarisht një delegacion të lartë nga Meshihati i BIPBM-së, të prirë nga Myftiu Nexhmedin ef. Saqipii cili njëherit është edhe zëvëndës Reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, i shoqëruar  nga kryetri i KBI-së së Preshevës, Granit Kamberi, kryetari i KBI-së në Bujanoc, Sedat Beqiri dhe sekretar i KBI-së së Preshëvës Jeton Osmani.

Gjatë këti takimi miqësor Myftiu Saqipi e njoftoj  kryetarin Arifi, lidhur me situatën e rrjedhave të Bashkësisë Islame në Luginë të Preshvës  dhe më gjerë, për  funksionimin e Meshihatit të Luginës (BIPBM), për zgjedhjet e KBI-ve,  që janë duke u zhvilluar në Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në nivel të Meshihatit, duke e bërë të ditur se në Komunën e Preshevës për momentin funksionojnë   3 organizime , ku janë duke funksionuar si pasojë e përcarjeve  dhe ndërhyrjeve të faktorëve të brendshëm dhe jashtëm:  KBI-ja që është pranë Meshihatit të Luginës, KBI e BIK-ut të Kosovës dhe Mexhlisi i Këshillit  të Meshihatit të Novi Pazarit.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, ishte i njohur për këto ndasi dhe situatën në përgjithësi, por premtoj se do ta kenë mbështetjen institucionale  kur unifikohen dhe kur  nga këto tri organizime fetare të bëhenj një unike. Gjithashtu, kryetari Arifi, shprehu gatishmërinë me gjithë ndikimin e tij qoftë në emër të institucionit, qoftë në emër të partisë që drejton, se do të angazhohet për unifikim, sepse  tha vetëm të bashkuar, me tolerancë  dhe mirëkuptim qytetarët e Luginës munden t’i relizojnë qëllimet e tyre shekullore, na presin sfida të reja, nuk kemi kohë të merremi me vetveten, u shpreh me bindje të thellë, kryetari Arifi.

Pas takimit Myftiu Saqipi dha një pronocim për media, duke e falënderuar kryetarin Arifi për  kohën që kishte ndarë për realizimin e këtij takimi, përkundër kufizimeve kohore  për shkak situatës pandemike, fushatës zgjedhore. Myftiu Saqipi dha një mesazh të qartë lidhur me zgjedhjet e 28 marsit për pushtet lokal, të cilat i vlerësoi lartë, duke kërkuar nga elektorati të dalin në zgjedhje, për ta kryer obligimin qytetar, gjithnjë në frymën e një fushate të qetë, tolerante dhe demokratike, njofton Jetapress.