Ballina Lajme Nga Rajoni Masat mbesin në fuqi. Bërnabiç deklaroi se sot nuk do të ketë...

Masat mbesin në fuqi. Bërnabiç deklaroi se sot nuk do të ketë seanca të Shtabit të Krizave

SHPËRNDAJE

Masat e aprovuara për parandalimin e pandemisë së virusit koronar mbeten në fuqi deri në një njoftim tjetër, duke pasur parasysh se sot nuk do të mbahet seanca e Shtabit të Krizave.

Siç deklaroi sot në mëngjes Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, seanca as nuk ishte planifikuar.

“Ne nuk kemi seancë të Shtabit të Krizave sot, nuk ishte planifikuar, dhe as nuk duhej të ishte sot” ka thënë Kryeministrja e Serbisë.

Ajo shtoi se situata është e vështirë, dhe ajo që na shpëtoi dhe na shpëton ende janë vaksinat.

“Në këtë moment, rreth 25 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ata nuk janë të mbrojtur, por janë në atë rrugë. Ne kemi 16% të rivaksinuar.

Nëse nuk do të shkonim aq mirë me vaksinimin, këto numra të njerëzve të infektuar do të shkonin në më shumë se 10,000 njerëz të infektuar” tha Bërnabiç.