Ballina Aktuale Përgëzime me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

Përgëzime me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

SHPËRNDAJE

Dje, në Preshevë, në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari Granit ef. Kamberi dhe sekretari Jeton Osmani pritën të parin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, me të cilin biseduan lidhur me rolin dhe rëndësinë e agjërimit, si dhe për një varg aktivitetesh, që do të zhvillohet gjatë këtij muaji.

Qëllimi i kësaj vizite, që tashmë është bërë tradicionale midis përfaqësuesve institucionalë dhe klerikëve fetarë, kishte karakter miqësor, karakter përgëzimi si dhe karakter informative për këtë muaj të sakrificës, solidarësisë, mirësisë, paqes, tolerancës dhe dashurisë ndërnjerëzore.

Vlen të ceket, se në kohën kur zhvillohej takimi midis z. Kamberi dhe z. Mustafa, në Bujanoc erdhi për një vizitë Ministri i Punëve të Brendshme Aleksandër Vulin dhe Ministri i Shëndetësisë Lonçar, njofton Jetapress.