Ballina Aktuale Patetike ku thuhet Alternativa ka mungesë partneriteti, të njëjtit janë në koalicion...

Patetike ku thuhet Alternativa ka mungesë partneriteti, të njëjtit janë në koalicion parlamentar

SHPËRNDAJE

Është shumë patetike të thuhet se Alternativa ka mungesë partneriteti të subjekteve politike shqiptare për formimin e koalicionit në komunën e Preshevës, ku të njëjtit janë në një koalicion parlamentar nën petkun e Alternativës ka shkruar kështu në rrjetin social fb Gazmend Selmani, anëtarë i kryesisë së APN-së. Sipas Selmanit po të mos ishin për konsum të brendshëm këto deklarata patetike sigurisht që do ta përjashtonin Alternativën edhe nga koalicioni shqiptarë në nivel qendror. Nëse një anëtar i një subjekti politik flet për monopolin e formimit të koalicioneve në emër të subjekteve tjera a thua vallë pse këto nuk po mund ta formojnë shumicën qeverisëse edhe pse kishin marrëveshje parimore? Nëse Alternativa vendos të udhëheq me pushtetin edhe këtë mandat, sigurisht se do të udhëheqë sepse ajo ka vendosur ashtu. Kështu që nuk ju ka hije që çdo ditë të kontaktoni Alternativën privatisht, e ta mohoni publikisht. Ta dini, pazari nuk rritet, kur nuk ekziston një i tillë ka shkruar në fb Gazmend Selmani. /blicpresheva.com/