Ballina Aktuale HOXHË MUSTAFA: KJO FESTË TË JETË MOTIV DHE INKURAJIM PËR PËRFORCIMIN E...

HOXHË MUSTAFA: KJO FESTË TË JETË MOTIV DHE INKURAJIM PËR PËRFORCIMIN E BESIMIT TONË

SHPËRNDAJE

Urime me rastin e Kurban Bajramit

Esselamu alejkum motra dhe vëllezër. Në emër të krijuesit të Universit, të Gjithmëshirshmit dhe të Mëshirueshmit. Të nderuar dhe shumë të respektuar anëtarë, miq dhe dashamirë  si në shtetin helvetik  po ashtu edhe gjithandej ku gjendeni dhe jetoni. Më lejoni që në emër tim personal , të qendrës sonë në Europaplazt dhe të Forumit koordintiv të jetës organizative fetare islame në shtetin helvetik, t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës.

Urojmë që kjo festë të jetë motiv dhe inkurajim për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona për t’i sfiduar sfidat e kohës dhe për t’ju qasur në mënyrë objektive dhe konstruktive jetës globale dhe inovative, nëpërmjet koncepteve dhe formulave që do të reflektojnë në harmoni me rrjedhojat dhe sfidat e kohës.

Kjo festë është promotore motivues për bashkërenditje dhe unitet me të gjitha dallimet biologjike dhe artificiale, për të shënuar në mjediset tona më shumë drejtësi dhe barazi, me shumë solidaritet, mirësi, dashuri, tolerancë dhe respekt reciprok për të gjithë njerëzit pavarësisht natyrës së tyre.

Kjo është një festë që gëzon besimtarët myslimanë kudo qofshin ata, dhe ngërthen në vetvete angazhimin individual dhe kolektiv për të shënuar një perspektiv më të mirë për të gjithë njerëzimin.

Motra dhe vëllezër myslimanë,

Kjo festë na inkurajon secilin prej neve për t’u angazhuar për një shoqëri moderne, inovative dhe te shëndetshme, kështu që të kthehet shpresa pas dëshpërimit për një të ardhme më të mirë, me shpresë që dallimet natyrore dhe biologjike mes njerëzve të gjitha shtresave dhe strukturave të shoqërisë të ngritin ura të bashkëveprimit dhe bashkëjetesës. Edhe njëherit ju uroj shëndet, mirëqenie e lumturi në familjet e juaja. Zoti ua pranoftë kurbanin dhe lutjet!

Me respekt Hoxhë Mustafë Memeti, transmeton Jetapress.