Ballina Aktuale Myftiu Ademi, priti përfaqësuesit e zyrës së OSBE – së për Luginën...

Myftiu Ademi, priti përfaqësuesit e zyrës së OSBE – së për Luginën e Preshevës

SHPËRNDAJE

Sot, në një takim pune, përfaqësuesit e zyrës së OSBE – së për Luginën e Preshevës vizituan selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Preshevë.

Delegacionin e OSBE-së në krye me Kiron Reid, përfaqësuesin I kësaj organizate ndërkombëtare në Jug të Serbisë e priti Kryetari i Këshillit të BIK- ut në Preshevë z. Mr. Nexhmedin Ademi.

Në këtë takim u diskutua për situatën e krijuar pas Kuvendit zgjedhor të BIPBM – së, ku pas dorëheqjes së ish – Myftiut Nexhmedin Saqipi, u zgjodh Myfti i ri z. Nexhmedin Ademi. Kryetari i Këshillit z. Ademi në cilësinë e Myftiut të BIPBM – së e njofto z. Reid për sfidat me të cilat do të përballet organizimi fetarë pas ndryshimeve të reja. Z. Reid u interesua për konfiguracionin e ri të hartës institucionale të xhematit dhe xhamive që participojnë në BIPBM tani si këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryetari z. Ademi e shpjegoi kontunuitetin e bashkëpumimit shpirtëror e institucional me Bashkësinë Islame të Kosovës duke i qēndruar besnik vlerave fetare e kombëtare që kanë kultivuar ndër breza këto institucione. Tani e tutje përgjegjësite juridike e institucionale do të mbulohen sipas detyrimeve ligjore që i ka fituar subjektiviteti juridik i organizimit fetar në kuadër të BIPBM – së.

Në takim, gjithashtu, u trajtuan edhe temat me karakter kulturor, politik e religjioz si dhe roli i komuniteteve fetare në evidentimin e gjuhës së urrejtjes dhe akteve islamofobike, detyrimet që shteti laik ka ndaj komuniteteve fetare, trajtimi i barabart i komuniteteve fetare etj. Ishte konstatim i përbashkët se shqiptarët në Luginë të Preshevës, në rend të parë diskriminohen duke iu mohuar të drejtat politike, nacionale e kulturore, përdorimi i gjuhës, simboleve kombëtare etj. Etnofobia shqiptare është e motivuar nga gjuha e urrejtjes dhe mosdurimit e mbështjellur her pas here edhe me sllogane islamofobike. z. Reid përfitoj nga rasti t’i uroj gjithë besimtarëve musliman festën e Kurban Bajramit, njofton shërbimi për informim pranë KBI – Preshevë, transmeton Jetapress.