Ballina Aktuale IKSHPK sërish apel qytetarëve: Vaksinohuni që të mos ketë masa rigoroze në...

IKSHPK sërish apel qytetarëve: Vaksinohuni që të mos ketë masa rigoroze në vjeshtë

SHPËRNDAJE

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të mos ketë masa rigoroze në vjeshtë.

IKSHPK thekson se me vaksinim do të kalohet vala e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Lexoni të plotë njoftimin:

Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.