Ballina Aktuale Qindra njerëz të tjerë evakuohen për shkak të zjarreve në Greqi

Qindra njerëz të tjerë evakuohen për shkak të zjarreve në Greqi

SHPËRNDAJE

Qindra njerëz të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Greqi derisa zjarrfikësit përpiqen të shuajnë zjarret e mëdha disa ditësh.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, turistët dhe vendasit u evakuuan të dielën me anije nga Evia, ishulli i dytë më i madh i vendit.

Më shumë se 2,000 njerëz tani janë evakuuar në total. Shtëpitë dhe linjat e energjisë janë shkatërruar gjithashtu.

Derisa zjarri në Evia është më i rëndi, disa zjarre më të vogla po ‘operojnë’ në të gjithë vendin.

Zjarret shpërthyen pas valës më të fortë të nxehtësisë në 30 vjet, ku temperaturat u rritën në 45 gradë Celsius.

Valët e nxehtësisë si kjo po bëhen më të mundshme dhe më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.