Ballina Aktuale “Duket si një film horror, por është realiteti”, përshkrimi nga një grua...

“Duket si një film horror, por është realiteti”, përshkrimi nga një grua për zjarret në Greqi

SHPËRNDAJE

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga ishulli i dytë më i madh i Greqisë, derisa zjarret e ashpra janë ndezur.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, duke qëndruar nën qiellin e kuq, një turist në ishullin Evia i ka përshkruar skenat si “apokaliptike”.

Një grua tjetër e cila po largohej me traget tha se skenat ngjanin “sikurse me një film horror”.

“Është si një film horror, por nuk është … është një realitet”, u shpreh ajo.

Bëhet e ditur se pamjet me dron kanë kapur pamjet që tregojnë shkallën e dëmit të shkaktuar nga zjarret në vend, në veri të Athinës.