Ballina Aktuale Koordinatori Saqipi, apelon për vaksinim të përgjithshëm qytetar

Koordinatori Saqipi, apelon për vaksinim të përgjithshëm qytetar

SHPËRNDAJE

Koordinatori i Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi, i cili njëherit është edhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, kërkon nga qytetarët që t’i përmbahen këshillave dhe sugjerimeve të institucioneve për mbrojtjen e shëndetit publik, që të vaksionohen, në mënyrë që ta mbrojnë veten dhe të tjerët nga virusi pandemik botëror Covid 19.
Për portalin “Jetapress” Koordinatori Saqipi u shpreh se “Qytetarët janë të vetëdijshëm se sa i rrezikshëm është virusi i padukshëm vrastar Covid 19. Nga pasojat e një virusi të tillë, i cili tani po paraqitet me llojin tjetër Delta, mund të përhapet dhe të jetë më i rrezikshëm se i pari. Nëse ne nuk vaksionohemi dhe nuk iu përmbahemi këshillave të mjekut, nuk do të lirohemi nga kjo epidemi, përkundrazi do të ballafaqohemi edhe me sfida të tjera edhe më të vështira. Unë ndër të parët i kam marr dy dozat e vaksinimit, ndaj kërkoj që edhe të tjerët të veprojnë ashtu, ngase është në të mirën e përgjithshëm”.
Nuk mund ta luftojmë ndryshe këtë virus, tha në vazhdim Koordinatori Saqipi, ngase është një betejë e përgjithshme nga vendet e botës, në nuk mund të bëhemi më të menqur e më të dijshëm se të tjerët, duke bojkotuar vaksinimin, ose duke bërë sehir se çka do të bëhet me ata që e marrin, për kinse për të shpëtuar veten, theksoi me një ton kritik Koordinatori Saqipi.
Jemi në prag të fillimit të ri shkollor dhe shumë veprimtarive që na dalin përpara, prandaj çdo përpjekje për të përhapur dezinforimim dhe propagandim për mosvaksinim, nuk i kontribuon të mirës së përgjithshme për t’u larguar njëherë e përgjithmonë nga ky virus i kobshëm, i cili na shkaktoi shumë humbje në njerëz e biznese, tha në fund të Apelit Koordinatori i Shoqërisë Civile dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, Nexhmedin Saqipi./Jetapress/