Ballina Aktuale Në Bujanoc rritet numri me covid, ndërsa Presheva bëhet vatër e infeksionit

Në Bujanoc rritet numri me covid, ndërsa Presheva bëhet vatër e infeksionit

SHPËRNDAJE

Lajmet lokale dhe ato rajonale raportojnë se këto ditët e fundit në Bujanoc po shtohet numri i rasteve me Covid, të cilën e ka vërtetuar edhe Institutit për Shëndetin Publik në Vranjë.
Vetëm për dy ditë radhazi, numri i personave të sapo infektuar në Bujanoc është dyshifror, gjithsej 26, dhe që nga e shtuna e kaluar, 47 persona janë sëmurë, kurse në Preshevë ky numër ka shkuar në 29.
Sipas vlerësimeve gjatë kësaj jave, numri i të infektuarëve në Bujanoc ka shkuar deri në deri në 116 çka është më e larta në nivelin e rrethit të Pçinjës.

Vlen të ceket se nga 331 mostra të testuara nga rrethi i Pčinja dje, ishin 60 me pozitiv.
Pas Preshevës (29) dhe Bujanocit (15), Vranja ndjek me 9 pacientë të rinj, Surdulica me 4 dhe Vladiçki Han me 3, njofton Bujanovaçka, raporton Jetapress.