Ballina Aktuale Talebanët nuk lejojnë më që afganët të ikin nga vendi: Na nevojiten!

Talebanët nuk lejojnë më që afganët të ikin nga vendi: Na nevojiten!

SHPËRNDAJE

Ditën e sotme talebanët i kujtuan SHBA-së afatin deri më 31 gusht për t’u larguar përfundimisht nga Afganistani. Presidenti Joe Biden tha sot se do të largohen më 31 gusht, duke u mbështetur te kërkesa e talebanëve.

“Ishte plani amerikan.”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një konferencë shtypi në Kabul. “Ata i kanë mundësitë, i kanë të gjitha burimet. Ata mund të marrin të gjithë njerëzit që u përkasin atyre.”

Talebanët i kanë lejuar shtetasit e huaj të largohen, por Mujahid tha se grupi po ndalonte shtetasit afganë të shkojnë në aeroport pasi ishte e rrezikshme dhe aftësitë e tyre ishin të nevojshme për të rindërtuar vendin.

“Ne i kërkojmë amerikanëve të ndryshojnë politikën dhe mos inkurajojnë afganët të largohen.”, tha ai./K.C/dritare.net/