Ballina Kuriozitet Enigma që mbartin gurët e çmuar

Enigma që mbartin gurët e çmuar

SHPËRNDAJE

Në planetin tonë krijohen 3 lloje të ndryshme diamantësh, dhe ata që mbërrijnë nga thellësitë e Tokës kanë një përbërje organike të veçantë. Guri më i fortë dhe më i çmuar në botë, simbol i bukurisë, dashurisë, luksit, pushtetit, shkëlqimit, krijohet në rrethana të ndryshme dhe më të rrallët e gjetur janë ata që formohen në 300- 1000 km në thellësi.

Kategoria që në njohim më tepër është ajo që krijohet në litosferë, pra në shtresën e parë të Tokës, ku përfshihet korja tokësore dhe pjesa e sipërme e mantelit. Kushtet e presionit dhe temperaturat krijojnë pikërisht gurët e çmuar, që mund të kenë origjinë si biologjike ashtu edhe inorganike dhe është kategoria më e përhapur.

Në grupin e dyte bëjnë pjesë Diamantet oqeanike që krijohen në shkëmbinjtë ujorë dhe në pjesën më të madhe të rasteve kanë përbërje organike. Ndërsa në kategorinë e tretë bëjnë pjesë diamantet e thellësive të tokës, që deri më sot ishin mister, dhe i vështirë identifikimi i prejardhjes së tyre. Rezulton se raporti i izotopeve të karbonit në dy llojet e parë janë pak a shumë fikse, ndërsa në grupin e fundit, janë shumë herë më tepër të qëndrueshëm, çka do të thotë se ka origjinë plotësisht organike.

Studimi është kryer nga një grup studimor të universitetit Australian Curtin dhe është publikuar në revistën Scientific Reports.