Ballina Aktuale Në Bujanoc ka filluar doza e tretë e vaksinës kundër Covid –19

Në Bujanoc ka filluar doza e tretë e vaksinës kundër Covid –19

SHPËRNDAJE

Gazetarët e Portalit “Jetapress”, të enjten e 9 shtatorit, kanë qenë të pranishëm në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, kati i parë, në Bujanoc, në të cilin janë të vendosur mjekët për vaksinimin e qytetarëve.

Gjatë orëve të para ditës për të marrë vaksinën e parë, të dytë dhe të tretë, prisnin në radhë mjaft qytetarë, të grupmoshave të ndryshme.

Sipas të dhënave të servuara nga personeli mjekësor, dozën e tretë të vaksinës kundër Covid – 19, deri më tani e kanë marrë rreth 360 qytetarë, ndërsa dozën e dytë të vaksinës i kanë marrë 10,365 persona të Komunës së Bujanocit.

“Jetapress”, mëson se numri më i madh i qytetarëve u imunizuan kundër Covid – 19 me vaksinën “Pfizer” (4,642), ndërsa disa dhjetëra më pak morën dy doza të vaksinës kineze, ruse dhe astra zeneka.

Krahas vazhdimit të vaksinimit të qytetarëve, numri i të infektuarve  me virusin korona në rrethin e Pçinjës janë në rritje, vetëm në Komunën e Bujanocit i kemi 10 raste të tilla e në Preshevë 7.

Në Kovid Ambulancën në Vranjë gjatë të mërkurës së 8 shtatorit, janë kryer 228 kontrolla, nga të cilat 153 për herë të parë gjithashtu janë kryer 156 teste antigjen nga të cilët 82 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona, njofton Jetapress.