Ballina Aktuale Vuçiq: Do t’i integrojmë shqiptarët e jugut të Serbisë, por ata...

Vuçiq: Do t’i integrojmë shqiptarët e jugut të Serbisë, por ata duhet ta dinë se në cilin shtet jetojnë

SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për gazetarë u shpreh se ishte bërë pak përparim në bisedimet me Prishtinën në nivel Teknik, por që nuk kishte pasur përparim tjetër, sepse pala shqiptare nuk dëshiron bisedimet, njofton naslovi.net, transmeton Jetapress.
Presidentit Vuçiq, tha se ka biseduar edhe me përfaqësuesit e OSBE -së për situatën në jug në Preshevë dhe Bujanoc dhe shtoi se shteti do të bëjë çmos që të vazhdojë sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe edhe për shkollat e mesme dhe jo vetëm për shkollat fillore.
“Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të futur një pjesë të shqiptarëve në sistem të shtetit  policë, mjekë dhe të në të gjitha institucionet e tjera shtetërore, por ne do të kërkojmë që të dihet mirë cilit shtet i përkasin dhe nuk ka vlerësim për këtë dhe mund të ketë polemika për këtë”, u shpreh Vuçiq mes tjerash për media, njofton naslovi.net.
Ky deklarim i Presidentit Vuçiq, vjen pas vendimit të Ministrit të Arsimit të Serbisë, që fillimi i vitit shkollor të niset me intonimin e Himnit “Zoti i Drejtësisë”, ku shkollat shqipe në Luginë të Preshevës dhe në Sanxhak, me ndikimin e politikës lokale dhe Këshillit Nacional e kanë injoruar dhe bojkotuar, si dhe pas vizitës së përfaqësuesve të OSBE-së në Bujanoc dhe Medvegjë, për t’ua bërë me dije se “Do t’i integrojmë shqiptarët e jugut të Serbisë, por ata duhet ta dinë se në cilin shtet jetojnë”, njofton Jetapress.