Ballina Aktuale Enti për Shëndetin Publike nga Vranja raporton për raste të reja të...

Enti për Shëndetin Publike nga Vranja raporton për raste të reja të infektuarve nga virusi Covid – 19

SHPËRNDAJE

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetin Publik nga Vranja, në 24 orët e fundit ndaj virusit korona janë testuar 314 persona në territorin e rrethit të Pçinjës.
në bazë të analizave të publikuar rezulton se 130 persona pozitiv ndaj virusit korona, shifra këto që tregojnë se numrat janë gjithnjë në rritje, njofton Tanjugu, transmeton Jetapress.
Nga ky numër, 85 janë nga Vranja, 24 nga Vlladiçin Hani, 18 nga Surdulica dhe 3 nga Presheva.
Në Komunën e Buajnocit dhe Preshevës, gjatë vikendit nuk kryhen teste në shtëpitë e shëndetit, por jozyrtarisht mësohet se numri i të infektuarve me virusin korona në këto komuna është shqetësues, kur dihet se persona të shumtë të cilët janë të infektuar lëvizin lirshëm dhe ekziston rreziku i përhapjes së virusit, njofton Jetapress.