Ballina Aktuale Virusi Covidi– 19 në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc

Virusi Covidi– 19 në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc

SHPËRNDAJE

Të martën e 14 shtatorit, drejtoria e Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, duke parë se rastet me COVID-19 (dhe variantet tjera të tij) po rriten për çdo ditë në rajon, domethënë edhe në këtë vatër të arsimit, apelojmë që të jenë të kujdesshëm kudo që gjenden.

“Në bazë të të dhënave zyrtare, konfirmohen dy raste me COVID-19 në mesin e nxënësve të shkollës sonë. Të respektojmë masat e parapara gjatë pandemisë, në mënyrë që të ruajmë shëndetin e të gjithëve”.

Në fund të apelit pason lutja që të respektohen masat e parapara: bartja e maskës, ruajtja e distancës, dezinfektimi i duarve etj. njofton Jetapress.