Ballina Lajme Mali i Zi nis të shtunën aplikimin e certifikatës Covid

Mali i Zi nis të shtunën aplikimin e certifikatës Covid

SHPËRNDAJE

Nga e Shtuna, në Malin e Zi do të nevojitet certifikata COVID për hyrjen në shumë ambiente publike. Certifikata do të jetë e detyrueshme veçanërisht në qendrat e biznesit, ndërtesat ku ushtrojnë aktivitetin të paktën 3 subjekte tregtare si dhe në hapësire me sipërfaqe mbi 1 mijë metra katrorë.

Certifikata është e vlefshme për të gjithë ata që janë vaksinuar me dy të dyja dozat, kanë rezultuar negativë në testin e shpejtë të 48 orëve të fundit ose në atë PCR të 72 orëve të fundit.

Gjithashtu certifikata përfshin një test PCR që dëshmon se kanë kaluar 14 deri 180 ditë kur individi ka qenë pozitiv. Autoritetet malazeze thanë se më 9 Tetor, certifikata do të kërkohet edhe në supermarkete.