Ballina Aktuale Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

SHPËRNDAJE

Koordinatori i Shoqërisë Civile për Luginën e Preshevës, Nexhmedin Saqipi, me rastin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dr.Zoran Stankoviq, u shpreh ngushëllime familjarëve të tij, institucioneve shtetërore dhe atyre lokale.
Dr.Zoran Stankoviq, pati një biografi të pasur politiko-shoqërore. Ai ishte një nga mjeko -ligjorë dhe patologët më të shquar në Serbi, dhe në karrierën e tij të pasur ai kreu edhe funksionet e shefit të Akademisë Ushtarake mjekësore (MMA), Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Shëndetësisë.
Ndarja nga jeta e të ndjerit dr.Zoran Stankoviq, është një humbje e madhe jo vetëm për Trupin Koordinues në Luginë të Preshevës, në krye të të cilit qëndroi jo më pak se nëntë vjet, por edhe për institucionet komunale dhe shtetërore me të cilat pati bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve, mungesën e të cilit do ta ndiejnë më së shumti, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Koordinatorit të Shoqërisë Civile për Luginën e Preshevës, Nexhmedin Saqipi, njofton Jetapress.