Ballina Aktuale Info lidhja me gjendjen shëndetësore të pacientëve me Covid -19

Info lidhja me gjendjen shëndetësore të pacientëve me Covid -19

SHPËRNDAJE

Siç njofton Qendra Shëndetësore (QSH)  nga Vranja, informacioni për pacientët që u shtruan në spitalin Kovid 1, pra në ndërtesën e Psikiatrisë, mund të merret në numrin 0648990467, bënë të ditur Juzhne vesti, transmeton Jetapress.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen shëndetësore të pacientëve që po trajtohen në objektin e Kirurgjisë së vjetër në numrin 0648990468.

Qendra shëndetësore njoftoi se informacioni mund të merret në periudhën nga 1 deri në 3 pasdite.

Sipas të dhënave të fundit, 120 pacientë u shtruan në spitalet kovid të ZC Vranje – të gjithë ata janë pozitivë për koronavirus dhe pneumoni, ndërsa 67 pacientë janë në oksigjen, transmeton Jetapress.