Ballina Aktuale “ZERO POZITIV – ME VAKSINË”

“ZERO POZITIV – ME VAKSINË”

SHPËRNDAJE

Kampanja mediale e Jetapress-it

Portali Informativ “Jetapress”, nga e hëna e 18 tetorit 2021, fillon kampanjën mediale sensibilizuese për vetëdijesimin e qytetarëve e veçanërisht të rinjve për rrezikun e virusit vrastar COVID – 19 dhe masat që duhet ndërmarrë për ta luftuar atë.

Slogani: “ZERO POZITIV – ME VAKSINË”, është mënyra më e mirë dhe më e qëndrueshme për ta luftuar virusin COVID – 19 dhe llojet e tij, të cilat kanë prekur edhe rajonin tonë duke shkaktuar vdekje në njerëz dhe dëme të mëdha në ekonomi.

Vaksinohuni, që ta mbroni veten dhe të tjerët, tjetër alternativë nuk ka!