Ballina Aktuale Çdo ditë monitorohet numri i të testuarëve dhe të infektuarve me COVID-19

Çdo ditë monitorohet numri i të testuarëve dhe të infektuarve me COVID-19

SHPËRNDAJE

Instituti i Shëndetit Publik në Vranjë, çdo ditë monitoron, mbledh dhe përpunon të dhënat e veta dhe të dhënat e qendrave shëndetësore dhe spitaleve kompetente nga territori i rrethit të Pçinjës (SHSH Bosilegrad, SHSH Bujanoc, SHSH Preshevë, SHSH Vladiçin Han, SHSH Vranjë, DZ Surdulica, SHSH. Trgovisht, QSH Vranjë, QSH Surdulica, Spitali Special për Sëmundjet e Mushkërive Surdulicë), mbi numrin e të testuarve dhe të sapoinfektuarëve me SARS-COV2 dhe pacientëve me COVID-19.

Në 24 orët e mëparshme, më 26 tetor 2021 janë testuar 490 persona, dhe konstatim pozitiv është regjistruar në 136, në përqindje 27.7% pozitive nga numri i përgjithshëm i të testuarve.

64 mostra u përpunuan me metodën PCR, 18 rezultuan pozitive dhe 426 teste antigjenike, nga të cilat 118 rezultuan pozitive.

Paraqitja topografike, më 26.10.2021 tregohet në tabelë.

Komuna Të saporegjistruarit
Trgovishtë 3
Preshevë 2
Vranjë 94
Surdulicë 11
Vladiçin Han 9
Bujanoc  8
Bosilegrad 9
GJITHSEJ 136