Ballina Aktuale Zgjohuni akademitë e akademikët e të dyja shteteve shqiptare!

Zgjohuni akademitë e akademikët e të dyja shteteve shqiptare!

SHPËRNDAJE

Nga Osman Ferizi

Akademia është koka dhe truri i popullit të një shteti.

Identiteti ynë i thellë gjenetik është Pellazgo-Ilir-Arbnor-Shqiptar, ne jetojmë mbi historinë, kulturën dhe civilizimin e vjetër, kishim dije, lidership, mbretër, princër e mbretëresha.

E kemi GJUHËN SHQIPE – gjuha më e vjetër mistike, hyjnore e kozmike që i përkthejnë të gjitha gjuhët dhe e vetmja gjuhë e gjallë që jeton pas latinishtes, helenishtes, sanskritishtes… Na falsifikuan historinë, na depersonalizuan, na tradhtuan dhe na kthyen në skllavëri të përkulur të Evropës, u bëmë MERCENAR të shitur pa identitet, vramë lavdin dhe historinë e dikurshme.

Thirrje Akademisë së dy shteteve, mos flini dhe mos heshtni, hulumtojeni etnogjenezën tonë, kthejeni krenarinë e vjetër dhe zbërthejeni të vërtetën e mbyllur, ajo në heshtje po pret, keni ngelë peng të kohës së falsifikimeve sllavo-greke, shikoni enciklopeditë e vjetra të popujve [ka shkruhet për ne, filozof e historian, mitolog e logograf.

Gjuha SHQIPE është çelësi MAGJIK, gjuha e Homerit, e koduar që i zbërthen të gjitha gjuhët dhe që na ruajti identitetin.

Historia o akademik të përgjumur nuk ju falë, për këtë mision ju shkolloi populli, andaj veproni.

Harruam arbëreshët, arvanitasit, arnautët,… shqiptarët në mërgatë kudo po asimilohen, ku mbeten komunitetet atdhetare të Bukureshtit, Stambollit, Kairos, Bostonit, nuk ekzistojnë.

Dy shtetet shqiptare ZERO interesim për popullin e tyre të larguar, pa shkolla shqipe, pa aktivitete kulturore.

Të punojmë për Shqipërinë historike e natyrore!