Ballina Aktuale LUGINA Pajaziti: Banaliteti i paskajshëm i gjuhës publike i cili me gjasë...

LUGINA Pajaziti: Banaliteti i paskajshëm i gjuhës publike i cili me gjasë mund t’i ngjaj reflektimit të sulmeve shizofrenike

SHPËRNDAJE

Takimet e ftuara me qëllim të anashkalimit të subjektit më të madh politik në Luginë, Alternativës për Ndryshim, që në start janë të prirura për dështim.

Me mendësi të tillë politike nuk garohet bashkërisht as për Bashkësi Lokale e lëre më për zgjedhje parlamentare.
Ndoshta edhe nuk pritej më mirë nga një parti politike pjesë e së cilës janë edhe individ të cilët nën petkun e përfaqësimit të shqiptarëve her flasin serbisht e her gjermanisht.
Banaliteti i paskajshëm i gjuhës publike i cili me gjasë mund t’i ngjaj reflektimit të sulmeve shizofrenike vetëm se dëshmon humbjen e kontrollit nga rreziku i humbjes së privilegjeve pushtetare.
Me persona të këtillë bashkëpunimi është skajshmërisht i pamundur ndërsa i tillë po del të jetë edhe me një subjekt politik i cili në varësi nga nevoja riaktivizon modelin “përçaj e sundo”, ka shkruar kryetari i APN në Bujanoc.(presheva.com)