Ballina Aktuale Mehmeti: Vazhdojnë hipokrizitë e PVD-së

Mehmeti: Vazhdojnë hipokrizitë e PVD-së

SHPËRNDAJE

S’do diskutim se zhvillimet e fundit edhe njëherë qartësojnë hipokrizinë flagrante të gjithë subjektit të PVD-së në përgjithësi, e në veçanti të kryetarit të saj, ku këtë radhë në mënyrë tinzare ka marrë rolin e ndërmjetësuesit për formimin e Listës së Përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, e që ftesën e takimit nuk ua ka dërguar giitha partive politike në Luginë. Pra, dukshëm hipokrita nën petkun e “unfikuesit”.

Tani më është e qartë se e vetmja aspiratë e tyre është karrikja e deputetit në Parlamentin Serb, pa marrë parasysh kostot dhe interesat e shqiptarëve në Luginë.

Duke qenë të gjithë të njoftuar se PVD ka shkel me dy këmbë marrëveshjen e Listës së Përbashkët të vitit 2020; e para kur është bërë pjesë e grupit parlamentar me SDA-në e Uglaninit, pa marrë fare mendimin e partive tjera të që janë pjesë Listës së përbashkët dhe e dyta është aty ku ua kanë haberin dhe ku janë te njohur, e kjo është çështja e mjeteve financiare, ashtu siç kemi raportuar paraprakisht, kjo parti ka avulluar gjithsej 1.170.000 dinarë, të cilët i takonin Listës dhe partive politike që ishin pjesë e saj. Poashtu, PVD u ka borxh afër 500.000 dinarë edhe njërës prej partive politike brenda Listës.

Por tani, duke parë se nuk ka zgjidhje tjetër, PVD dhe kryetari i saj ka gjetur mbështetjen dhe komoditetetin te Partija e cila tradicionalisht ka qenë për bashkim kombëtar dhe ka qenë kategorikisht kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare serbe, dhe kjo ndodh vetëm për faktin se Kryetarit të saj as që i bëhet vonë për parimet e partisë, përderisa mund ti realizoj interesat e tij personale, për aq kohë sa i ka mbetë në krye të PDSH-së, ka shkruar Visar Mehmeti, ish shef i kabinetit të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi.(presheva.com)