Ballina Aktuale Ministri britanik: Putini s’po arrin ta pranojë faktin se miku i vetëm...

Ministri britanik: Putini s’po arrin ta pranojë faktin se miku i vetëm i tij është presidenti i Bjellorusisë

SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dje njoftoi se forcat e tij bërthamore janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie për t’ia kujtuar botës se ka armë bërthamore, por edhe për t’ua zhvendosur vëmendjen njerëzve se puna në Ukrainë po shkon keq, ka thënë ministri britanik i Mbrojtjes.

“Presidenti rus Vladimir Putin ua rikujtoi njerëzve se ka armë bërthamore, të cilat nisën t’i brengosnin njerëzit dhe tjera është se ai i ka shpërqendruar [njerëzit] nga ajo që po shkon keq në Ukrainë”, tha ministri i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace

Wallace tha për BBC-në se veprimet e Putinit janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

“Ai nuk mund të pranojë faktin se shoku i tij i vetëm më i mirë për momentin duket të jetë presidenti i Bjellorusisë… ai duhet të kuptojë se është pa dyshim në anën e gabuar të historisë këtu”, thotë ai.

Ministri britanik shtoi se vendi i tij nuk po sheh ndonjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë për sa u përket armëve bërthamore.

Sipas tij, Britania është gjithashtu një fuqi bërthamore dhe Putini duhet të dijë se çdo gjë që përfshin një armë bërthamore ka një përgjigje të barabartë ose më të madhe nga Perëndimi.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do të bëjë asgjë për të përshkallëzuar situatën bërthamore, por kjo është një betejë e retorikës dhe ne vetëm duhet të sigurohemi që ta menaxhojmë siç duhet”, shtoi Wallace. /Zëri/