Ballina Aktuale Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Muzafer Ibrahimi nga Tërnoci

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Muzafer Ibrahimi nga Tërnoci

SHPËRNDAJE

In memoriam

Të shtunën e 12 marsit, ndahet nga jeta, në moshën 78 vjeçare, veterani i arsimit,  mësuesi Muzafer Ibrahimi nga fshati Tërnoc.

Mësuesi Muzafer, ishte një punëtor i dalluar i arsimit në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu”, në Tërnoc, i cili për dyzet vjet rresht u angazhua në procesin edukativo-arsimor, duke dhënë shembullin e edukatorit të përkryer.

Gjatë misionit të mësimdhënësit, mësuesi Muzafer, shquhej për sjelljet e tij shoqërore, ishte i afërt dhe komunikativ me nxënësit, prindërit dhe kolektivin e shkollës. Ai, gjithashtu, dallohej edhe jashtë procesit mësimor, duke u angazhuar në veprimtari të ndryshme shoqërore, duke reflektuar gjithmonë mirësi dhe dashamirësi njerëzore.

Sot, varrimin e mësuesi Muzafer, morën pjesë familjarë, ish kolegët dhe nxënësit e shkollës, miq dhe qytetarë të shumtë nga Tërnoci  me rrethinë.

Gjatë varrimit u lexua edhe një letër mortore nga zëvendësi i Shkollës së Tërnocit, Bajram Murati në të cilën u vlerësua lartë veprimtaria  e tij edukativo-arsimore, si dhe u vunë kurora mbi varrin e tij.

Redaksia e Portalit Informativ Jetapress,  i shpreh ngushëllime familjes Ibrahimi, kolektivit të shkollës së Tërnocit dhe gjithë atyre që e njohës për së afërmi, ose kishin dëgjuar për mësuesin Muzafer Ibrahimi, një veprimtar i devotshëm i arsimit shqip dhe një patriot i çështjes kombëtare shqiptare./N.S/