Ballina Aktuale KRYETARI I BASHKËSISË ISLAME PËR PRESHEVË BUJANOC DHE MEDVEGJË PO QËNDRON NË...

KRYETARI I BASHKËSISË ISLAME PËR PRESHEVË BUJANOC DHE MEDVEGJË PO QËNDRON NË VIZITË ZYRTARE NË DIYANETIN TURK.

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Mr. Nexhmedin ef. Ademi dje u pritë zyrtarisht në DIYANETIN turk në Ankara nga zëvendëskryetari i këtij institucioni prof. Dr. Selim Argun.Kryetari z. Ademi falënderoi z. Argunin për mundësinë që për njē kohë relativisht të shkurtër BIPBM – ja për herë të dytë po qëndron në vizitë zyrtare në DIYANETIN turk.

Ne e kuptojmë këtë si njē mundësi të fuqizimit të subjektivitetit të institucioneve vendore. Lugina është e gatshme të tregohet serioze në partneritet me institucionet e rëndësishme për të hapur një erë të re në modelin e organizimit fetarë që do të jetë në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve të saj.

Ne i njoftuam nikoqirët për përgaditjet që po bëhen pë pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit. Gjithashtu u bisedua edhe për sfidat dhe nevojat që ka organizimi fetarë në Luginë të Preshevës. Për të kompletuar infrastrukturën e nevojshne dhe ndihmën profesionale për Bashkësinē Islame nevojitet një mbështetje e e Entit për Çështjet Fetare të Turqisë ( DIYANETIT).

Z. Ademi theksoi se është i kënaqur që DIYANETI turk është i njoftuar mirë me organizimin fetarë në Luginë të Preshevës duke përshëndetur realitetet e reja të krijura në terren.z. Ademi ndau një mirënjohje për nikoqirin me motive nga trashëgimia historike e kulturore e qytetit të Preshevës.

Në një të ardhme të afërt pritet që zyrtarë të lartë të DIYANETIT ta vizitojnē Bashkësinē Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.

Nga Shërbimi për Informim i BIPBM – së