Ballina Aktuale Mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

Mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

SHPËRNDAJE

Kryetari KBI-së në Bujanoc, Mr. Sedate ef. Beqiri njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 2 prill 2022.

Mr. Sedate ef. Beqiri nder te tjera u shpreh : Të nderuara motra dhe vëllezër të besimit islam. kam kënaqësinë që në emër të Kryesisë  së Këshillit të Bashkësë islame të Bujanocit, si dhe në emër tim, tua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, si dhe t ju përgëzoj besimtarët nè, diasporë e trojet tona duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me njëri tjetrin. Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!