Ballina Aktuale PVD: Vendimi për anulimin e zgjedhjeve në Tërnoc i turpshëm, zgjedhjet përsëriten

PVD: Vendimi për anulimin e zgjedhjeve në Tërnoc i turpshëm, zgjedhjet përsëriten

SHPËRNDAJE

Partia për Veprim Demokratik përmes një njoftimi ka vlerësuiar se vendimi nga Komisioni Republikan Zgjedhor për anulimin e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc është vendim i turpshëm.

Njoftim për opinion nga PVD: Vendimi i KRZ-së i turpshëm dhe politik Komisioni Republikan Zgjedhor, duke zgjedhur të veprojë në bazë të politikave partiake qendrore e jo në përputhje me Ligjin, sapo votoi për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc. Arsyetimet krejtësisht politike të përfaqësuesëve të partive politike qendrore edhe njëherë dëshmuan se ata zgjedhin politikën e tyre ditore para rrespektimit të ligjeve në fuqi dhe se definitivisht nuk e duan prezencën e Shqiptarëve në Parlament. Pavarsisht kësaj, Koalicioni i Shqiptarëve do t’i drejtohet Gjykatës Administrative, si shkallë e fundit e vendosjes.
Vendimi i sotëm i Komisionit Republikan Zgjedhor ishte skajshmërisht në kundërshtim me praktikat e deritanishme të këtij organi prandaj edhe konsiderohet eksluzivisht vendim politik. Tentimi për vjedhjen e mandatit, tanimë, u institucionalizua edhe nga vet organi që ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Shtabi Zgjedhor