Ballina Lajme Nga Rajoni Z/Reisi Saqipi viziton Xhaminë e Zemunit afër Beogradit

Z/Reisi Saqipi viziton Xhaminë e Zemunit afër Beogradit

SHPËRNDAJE

Të enjten e 19 majit, z/Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, zyrtarisht vizitoi imamin dhe kryeimamin e Xhamisë së Zemunit, afër Beogradit Hoxhë Emin ef. Zejnullahu, i cili me xhematin e tij në  mënyrë  të  organizuar e pritën kreun e lartë  të  këtij institucioni fetar, duke e falur bashkarisht namazin e akshamit.

Gjatë  vizitës z/reisi Saqipi, gjithashtu zhvilloi një ligjëratë të rëndësishme rreth rolit dhe rëndësisë së fesë Islame dhe përparimet të cilat po i shënon ajo në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, duke u premtuar atyre se nuk do të  mungojë  ndihma e këtij institucioni fetar, si dhe do të shtohen vizitat edhe më  shumë  në  të  ardhmen.

Mësohet se për nder dhe respekt të vizitës zyrtare të z/reisit Saqipi, kryeimami i Xhamisë së Zemunit, shtroi një koktej, ku ishin të pranishëm shumë pjesëmarrës të fesë Islame nga radhët e romëve ashkali, egjiptianë e të tjerëve, që jetojnë në këtë komunë dhe më gjerë, njofton Jetapress.