Ballina Aktuale Saqipi, përgëzon Naser Miftarin me rastin e dekorimit të tij, nga Presidenti...

Saqipi, përgëzon Naser Miftarin me rastin e dekorimit të tij, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta

SHPËRNDAJE

Këto ditë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, ka miratuar propozimin e Bashkësisë Shqiptare në Bosnje Hercegovinë për të dekoruar z. Naser Miftarin me titullin “Nderi i Kombit”, me motivacion për gjithë kontributin e tij kombëtar kushtuar Komunitetit Shqiptar në Bosnje e Hercegovinë, dhe më gjerë.

Kryetari i Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, një miratim të tillë të presidentit Meta e ka përshëndetur, nga se Naser Miftari e ka merituar një dekoratë të tillë, sepse ai  nga vitet e 90-ta,  ishte  themelues dhe Kryetar Lidhjes Demokratike Shqiptare në Bosnjë e Hercegovinë, themelues i Klubit Shqiptar “Bajram Curri”, Sarajevë, pastaj themelues e Kryetar i Këshillit të emergjencës për ndihmë Popullit shqiptar në Kosovë, Maqedoni, dhe Luginë të Preshevës, si dhe shumë punë e detyra të tjera jo më pak të rëndësishme.

“Kam nderin dhe kënaqësinë, që në emër të Shoqërisë Civile nga Lugina e Preshevës,  dhe  në emrin tim personal, që mikut dhe shokut tim në Sarajevë, Naser Miftarit, t’ia uroj dekoratën e  Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për titullin  “Nderi i Kombit”, të cilin e meriton, duke i dëshiruar atij shëndet e suksese të vazhdueshme në angazhimet e tij për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në  Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu përgëzoj edhe drejtuesin e Bashkësisë Shqiptare, mikun tim z. Muharrem Zejnullahun, për një propozim të tillë”, thuhet në mesazhin e urimit të Kryetarit të Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, njofton Jetapress.