Ballina Aktuale TELEGRAM URIMI ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT

TELEGRAM URIMI ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT

SHPËRNDAJE

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtarë dhe ju qytetarë të Luginës së Preshevës e më gjerë urime festa e Bajramit të Kurbanit.

Tri përmbajtje thelbësore që i paraqesin tri ideale të larta islame nga kjo festë janë: Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani. E para paraqet arsimimin dhe edukimin, Haxhi integralizmin shpirtërorë islam dhe Kurbani, sakrificën në shërbim të arritjes së moraleve të larta.

Me rastin e kësaj feste po i lutemi Allahut të Lartësuar që të na përfshijë në mëshirën e Tij. Kjo festē na kujton ditët e lavdishme të kaluarës tonë të ndritshme historike. Kjo e kaluar na detyron që besimtarët musliman të promovojnë drejtësinë, barazinë, paqen. Na bënë më tē vendosur në angazhimet duke u përballë me sfida që na çojnë drejt detyrave të reja me energji më të sforcuara për të siguruar një të ardhme më të mirë e më të lumtur.

Gëzuar për shumë mote Bajramin e Kurbanit me dëshirën për shtimin e dashurisë, respektit, humanizmit dhe mirëqenies.

Urime gjithë besimtarëve musliman.

E gëzofshim gjithë shqiptarët të rilindur shpirtërisht e moralisht.

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë Mr. Nexhmedin ef. Ademi

Preshevë

09. 07. 2022.