Ballina Aktuale Arifi priti ambasadorin slloven, problemet prezantohen

Arifi priti ambasadorin slloven, problemet prezantohen

SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Bujanocit ka pritir ambasadorin slloven në Beograd.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot pata nderin që ta mirëpres ambasadorin e Republikës së Sllovenisë Damian Bergant i shoqëruar nga zëvendësja e tij Goranka Kroshel, me të cilët biseduan për zhvillimet në Bujanoc, por edhe në përgjithsi në rajon.

Ngase ishte takimi jonë i parë, e njoftova ambasadorin Bergant me problemet që i shoqërojnë qytetarët tanë. Gjendja ekonomike, respektivisht mungesa e investimeve në fushën e ekonomisë, pasivizimi, mosnjohja e diplomave të Kosovës, mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe janë vetëm disa nga temat që shtjellova me ambasadorin.

Gjithashtu, ia shpreha qëndrimin tim se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të ndikonte pozitivisht edhe në Luginë.

Ambasadori Bergant shprehu gatishmërinë që të shfrytëzojë autoritetin e tij dhe të ndihmojë Bujanocin dhe Luginën.