Ballina Aktuale Parashkollorët në vizitë tek kryetari i komunës së Bujanocit

Parashkollorët në vizitë tek kryetari i komunës së Bujanocit

SHPËRNDAJE

Në kuadër të “Javës së Fëmijëve” fëmijët e Entit Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Bujanoc kanë vizituar kryetarin e komunës së Bujanocit.

Të mbushur plot gëzim e energji, parashkollorët falemnderuan të parin e komunës për mirëpritjen e tyre. Ata shpalosën dëshirat dhe planet e tyre për të ardhmen.

Kryetari i komunës z. Arifi, nga ana tjetër, theksoi se fëmijët janë pasuria jonë më e madhe dhe se do të vazhdojë të angazhohet për krijimin e kushteve sa më të mira për ta.