Ballina Aktuale Z/Reis-l- Ulema Saqipi: Regjistrimi i popullsisë është një proces i rëndësishëm...

Z/Reis-l- Ulema Saqipi: Regjistrimi i popullsisë është një proces i rëndësishëm shoqëror, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës

SHPËRNDAJE

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, duke përfshirë edhe Luginën e Preshevës, po hyn në javën e tretë të procesit të tij, e që gjithnjë po gjen mbështetjen e institucioneve, spektrit politik, shoqatave  joqeveritare dhe qytetarëve në përgjithësi.

Lidhur me këtë proces të rëndësishëm shoqëror u deklarua për opinion edhe  Z/Reis -l- Ulema  i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi Myftiu H.Nexhmedin ef. Saqipi, i cili apelon te qytetarët të cilët pa dallim krahine, përkatësie etnike, fetare e racore, duhet  t’i përgjigjen regjistrimit, ngase ai vjen një herë në 10 vjet dhe  është me rëndësi në evidentimin e njerëzve dhe ekonomive shtëpiake. Nuk duhet të politizohet ky proces shoqëror, ai duhet të jetë demokratik, pa ngjyrime politike dhe pa imponime. Çdo kush duhet të regjistrohet pa frikë dhe pa ngurrim, duke u deklaruar për përkatësinë etnike, pavarësisht se ku janë duke jetuar nga Lugina, Sanxhaku e Novi Sadi, tha midis tjerash Z/Reis-l-Ulema Saqipi.

Në Serbi jetojnë mbi gjysmë milioni myslimanë, thekson gjithashtu Z/Reis -l- Ulema  Saqipi, të cilët janë të lirë të deklarohen për përkatësinë e tyre kombëtare, gjuhën që flasin dhe pasuritë shtëpiake, që disponojnë. Ndaj Apelon te qytetarët, që masivisht t’i përgjigjen regjistrimit, ngase është për ardhmërinë e tyre dhe për brezat që do të vijnë, shprehet Z/Reis -l- Ulema  i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Jetapress.