Ballina Aktuale Myftiu Ademi përshëndet solidaritetin e grumbullimit të mjeteve materiale për blerjen e...

Myftiu Ademi përshëndet solidaritetin e grumbullimit të mjeteve materiale për blerjen e objektit të ri fetar në Dietekon të Zvicrës

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame merr pjesë në manifestimin solemn të organizuar nga Xhamia “Oaza” në Spreitenbach të Zvicrës.

Xhamia “Oaza” në Srpraentenbach të Zvicrës ka organizuar manifestim solemn me qëllim për të grumbulluar mjete materiale për blerjen e objektit të ri. Manifestimi ishte madhështorë, i organizuar shumë mirë. Të pranishëm në sallë në qytetin e Dietekonit ishin më shumë se një mijë e pesëqind veta. Shumë nga bashkatdhetarët mbeten jashtë ambienteve të sallës për shkak numrit të madh të interesuarve.

Në këtë manifestim nga Lugina e Preshevës mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame Mr. Nexhmedin ef. Ademi. Kryetari z. Ademi i përcolli selamet më të sinqerta nga qytetarët e Luginës së Preshevës për të pranishmit duke i uruar kryesisë së xhamisë në krye me imamin Mr. Xheladin ef. Leka që me ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe solidarizimin e bashkatdhetarëve sa më shpejt me sukses ta përfundojnë aksionin për blerjen dhe ambientimin e Xhamisê për nevojat e zhvillimit të aktivitetit fetar islam dhe kulturorë në këtë xhami.

Z Ademi përmendi rolin e xhamisë në formimin e personaliteteve të rëndësishme që në të kaluarën dhe të tashmen marrin përgjegjësi për kauzat me karakter islam dhe kombëtarë. Në këtë manifestim nuk munguan përfaqësuesit nga Bashkësia Islame e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër, hoxhallarë të njohur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Programi ishte i pasuruar me ilahi, lojëra për fëmijë, kuize, shitje në ankand, ushqime etj.

Solidariteti shpirtërorë dhe material edhe në këtë gala mbrëmje nuk ka munguar nga bashkatdhetarët tanë në Perëndim dhe nga vendlindja. Shuma e tubuar e paraqitur online ka arritur shifrën mbi 750. 000 franga. Deri në përmbyllje të manifestimit parashikimet e organizatorit ishin që të tubohen rreth 900.000 franga zvicerane.. Zoti i shpërbleftë të gjithë kontribuesit në punët e bamirësisë. Shërbimi për informim i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton Jetapress