Ballina Aktuale Erdogan: Pavarësisht veprimeve të Perëndimit, Turqia do bisedime të paqes në Ukrainë

Erdogan: Pavarësisht veprimeve të Perëndimit, Turqia do bisedime të paqes në Ukrainë

SHPËRNDAJE

Turqia është e përkushtuar për një dialog për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, citohet të ketë thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyop Erdogan, sipas mediave në Turqi.

Lideri turk po ashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore se po e provokojnë Moskën.

Media shtetërore TRT dhe media të tjera turke, raportuan se Erdogan tha më 12 nëntor se “Perëndimi, dhe veçanërisht SHBA-ja, po sulmojnë Rusinë në mënyrë të pafundme”, pa elaboruar më shumë.closevolume_off

“Sigurisht, Rusia po shfaq një rezistencë të madhe në ballë të gjithë kësaj”, citohet të ketë thënë Erdogan për gazetarët gjatë fluturimit nga Uzbekistani.Shtetet perëndimore kanë armatosur Kievin dhe i kanë ofruar edhe ndihmë tjetër. Po ashtu, ato kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës qëkur Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit.

“Ne po punojmë se si të krijojmë një korridor të paqes, sikurse korridori për drithërat. Ne mendojmë se mënyra më e mirë për këtë është rruga nga dialogu në paqe”, tha Erdogan, duke shtuar se qëndrimi i Ukrainës do të jetë i rëndësishëm.

Turqia, shtet anëtar i NATO-s, ka ndërmjetësuar bisedime midis delegacioneve ukrainase dhe ruse më herët gjatë këtij viti dhe po ashtu ka tentuar që të balancojë kritikat e saj për pushtimin dhe kundërshtimin e sanksioneve.

Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje për rinisjen e eksporteve të drithërave ukrainase nga portretet e Detit të Zi. Erdogan tha se “do të ishte gabim” për Turqinë që të propozonte një afat kohor për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje pas afatit të 19 nëntorit, por shtoi se marrëveshja për drithërat do të jetë në fuqi “sa më gjatë që të jetë e mundur”.Nuk ka pasur përpjekje publike për rinisjen e bisedimeve të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, qëkur në iniciativat e tilla në Stamboll gjatë javëve të para të luftës nuk u arrit ndonjë përparim.

Gjatë javës, Ukraina ka mohuar se është nën presionin e shteteve perëndimore për të negociuar me Rusinë, duke thënë se insiston që bisedimet do të mbahen nëse Rusia heq dorë nga të gjitha territoret e pushtuara.

Rusia tha më 11 nëntor se është e përkushtuar të arrijë qëllimet e saj në atë që e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, duke shtuar se këto qëllime mund të arrihen përmes bisedimeve të paqes, por shtoi se pozicioni i Kievit bën të pamundur që bisedimet e paqes të mbahen.