Ballina Aktuale Vuçiqi në Tiranë: Sot do të diskutoj me BE-në edhe për shkeljen...

Vuçiqi në Tiranë: Sot do të diskutoj me BE-në edhe për shkeljen e integritetit të Serbisë në vitet 1999 dhe 2008

SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot para mediave pas arritjes në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin BE- Ballkan Perëndimor.

Vuçiqi është pyetur nëse Serbia do të harmonizojë politikat e saj me BE-në kur bëhet fjalë për Rusinë, ndërsa në vend të kësaj ai tha se do të diskutojë me anëtarët e BE-së për, siç e quajti, “shkeljen në mënyrë të tmerrshme të sovranitetit të Serbisë në vitin 1999 dhe 2008”.

“Kështu kemi një situatë ndryshe, sa i përket integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në vitin 1999 dhe në vitin 2008. Do ta diskutojmë sot me zyrtarët evropianë”, tha Vuçiqi para mediave, raporton Zeri.

Ai tha se Serbia ka hedhur poshtë pretendimet e muajve të fundit që është duke përgatitur destabilizimin e Ballkanit me udhëzime të Rusisë.

“Gjatë 9 – 10 muajve të fundit se Serbia po ndiqte udhëzimet e Federatës Ruse për të sulmuar dikë në Ballkan dhe për të krijuar pasiguri në Ballkan, ne e kemi përgënjeshtruar këtë jo me fjalë, por me vepra”, tha ai duke shtuar se këto ishin lajme të rreme.

“Serbia është një vend i pavarur, ne i dimë detyrimet tona drejt rrugëtimit të BE-së. Të gjithë njerëzit e dinë të vërtetën, Serbia është një vend i pavarur dhe rrugëtimi i saj është anëtarësimi në BE dhe kështu do të mbetet”, shtoi Vuçiqi. /Zëri