Ballina Aktuale Katari, një shembull i mirë i civilizimit botëror

Katari, një shembull i mirë i civilizimit botëror

SHPËRNDAJE

Nga Nexhmedin Saqipi

Kampionati botëror i futbollit i zhvilluar, këto ditë, në Katar, është një nga manifestimet më spektakulare të sukseseve sportive  të arritura në historinë njerëzore.

Me miliona njerëz të mbërthyer para ekraneve televizive, pos atyre që patën fatin të jenë të pranishëm në ambientet fenomenale të festivalit botëror në Katar, mbetën të befasuar me mënyrën e organizimit të kampionatit sportiv, mikpritjen dhe pamjet e bukura me drita e ngjyra, që të lente përshtypjen se je në natën gazmore të Vitit të Ri.

Po ashtu e mrekullueshme ishte edhe parada milionëshe e Katarit, që për vizitorët dhe spektatorët e këtij evenimenti të lartë sportiv, mund veç ta imagjinonin një befasi të tillë.

Pjesëmarrja e miliona tifozëve sportiv në këtë kampionat, pa dallim ngjyre, kulture, feje, nacionaliteti,  krahine, shteti e regjioni, të jepte me kuptuar se sa i madh është Katari, djepi i civilizimit botëror, një vend ideal i lulëzimit të shkencës, kulturës dhe të arriturave të tjera njerëzore.

Përballë këtyre mrekullirave njerëzore të zhvilluara në Katar, askush nuk fokusohej se kush do ta fitonte kupën e kampionatit botëror, por të gjithë ishin të gëzuar karshi këtyre befasirave dhe pak kush e vriste mendjen se kush fitoi, por çfarë pa, ndjeu dhe shijoji në këtë kampionat botëror, që kurrë nuk është mbajtur kësisoji diku tjetër veç në Katar.

Nuk do të arriheshin këto mrekulli, nëse shtetet nuk investojnë në këto kultura njerëzore, siç investojnë në beton, çelik, armatim e infrastrukturë të asfaltit e jo në kulturë, arsim e shkencë, që sjellin këto mrekulli si të Katarit.