Ballina Aktuale Komuna e Preshevës miraton buxhetin për vitin 2023

Komuna e Preshevës miraton buxhetin për vitin 2023

SHPËRNDAJE

Kuvendi Komunal i Preshevës, me shumicë votash, miratoi buxhetin për vitin 2023,  mbi bazën e parimeve të sigurisë, stabilitetit e zhvillimit ekonomik.

Sipas autoriteteve komunale, ky buxhet është reflektim i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe të gjithë atyre me të cilët bashkë planifikuam!

Gjithashtu, kreu i pushtetit lokal Shqiprim Arifi, ka ndarë Mirënjohje ndaj ekipit të punës, shërbimeve administrative komunale, këshilltarëve të Kuvendit Komunal dhe atyre që kontribuan për konstruktivitetin dhe mbarëvajtjen e planifikimit me buxhetin e vitit 2023.

Një falënderim i veçantë, shkon për qytetarët – të rinjve e të rejave, për ide dhe sugjerime që i kontribuojnë zhvillimit të mirëfilltë të vendit! Buxhet gjithpërfshirës!njofton Jetapress.