Ballina Aktuale KFOR-i publikon video nga misioni dhe patrullimet në veri

KFOR-i publikon video nga misioni dhe patrullimet në veri

SHPËRNDAJE

Gjatë ditëve të fundit, Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka kryer një sërë ushtrimesh në veri të Kosovës për të testuar aftësitë e tij për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Krejt këto aktivitete KFOR i ka përmbledhur në një video të publikuar në faqen e tyre të Facebook.

Sipas njoftimit, këto aktivitete u kryen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me aktorët kryesorë në zonë dhe në përputhje me mandatin e KFOR-it të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.