Ballina Lajme Nga Rajoni Petkoviç: Nuk i heqim barrikadat

Petkoviç: Nuk i heqim barrikadat

SHPËRNDAJE

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka mbështetur deklaratën e komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, se heqja e barrikadave në Veri të Kosovës duhet të ndodh si rezultat i dialogut.

Petkoviç, më tej ka bërë të ditur se serbët në Veri respektojnë KFOR-in dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX, por që detyra e tyre nuk është heqja e barrikadave.

“Ne nuk kemi asgjë kundër që ata të jenë në Veri të Kosovës, ata duhet të jenë atje dhe të mbrojnë popullin serb. Serbët nuk janë aty për të hequr barrikadat dhe është një deklaratë e mirë e komandantit të KFOR-it se çështja duhet të zgjidhet me dialog e jo me forcë”, ka pretenduar Petkoviç.