Ballina Aktuale Pajaziti: Buxheti i Komunës së Bujanocit fontanë dëshirash dhe malverzimesh

Pajaziti: Buxheti i Komunës së Bujanocit fontanë dëshirash dhe malverzimesh

SHPËRNDAJE

Qytetarët e Komunës së Bujanocit në vitin 2023, do të kenë buxhetin më të cunguar se vitin që po e lëmë pas. Rreth 400 milionë dinarë më pak se ne vitin 2022, pushtetarët kanë aprovuar buxhetin për vitin 2023, i cili në thelb duket se i ngjanë secilit buxhet që kemi lënë pas në histori.

Fontanë dëshirash e malverzimesh.
Në fakt, nuk pritet që një buxhet i mirëfilltë për qytetarët të bëhet nga hajdutët e pushtetarët.
Problemi qëndron tek ne, tek kuvendarët, e zëri i qytetarëve. Fatkeqësisht, shumica prej nesh kemi mbyllur veshët e sytë, dhe po ngremë dorën për të votuar çfarëdo lloj vendimi. Dhe kjo do të jetë vetvrasje politike për dikë!
Buxheti i Komunës së Bujanocit, ndërvite, ka rregulluar shumë rrugë, shumë kanalizime e ujësjellës. Por, nuk ka përmirësuar jetën e qytetarëve. Ai është keqpërdorur, është keqmenaxhuar e vjedhur.

Aprovimi i buxhetit të vitit të ardhshëm, është bërë pa aprovimin e qytetarëve. Duket se është bërë me nguti, sepse muajt nëntor e dhjetor, kanë shënuar ditët më të ngarkuar për pushtetarët, të cilët mbështetjen financiare të cilën do të duhej ta shpërndanin në fillim të vitit, e bën atë në fund. Krejt mbrapsht!
Qytetarët e Bujanocit, në pushtet kanë vënë gabimisht njerëzit më të paduhur të shoqërisë. Fatkeqësisht, buxheti që do të duhej t’i takonte qytetarëve, po derdhet në pusetat e këtyre njerëzve, të cilët janë shndërruar në elita të pangopura të shoqërisë. Po i preke, të prekin. Po si preke, do vdesësh në heshtje!
– Arbër Pajaziti, kryetar i APN Bujanoc