Ballina Shkencë NASA ka zbuluar një tjetër planet të ngjashëm me tonin

NASA ka zbuluar një tjetër planet të ngjashëm me tonin

SHPËRNDAJE

Agjencia amerikane e hapësirës, “NASA” ka zbuluar një planet me madhësinë e Tokës, që rrotullohet rreth një ylli të vogël rreth 100 vite dritë larg planetit tonë.

Planeti, i quajtur “TOI 700e”, ka shumë të ngjarë të jetë shkëmbor dhe rrotullohet rreth një ylli (TOI 700) që ka një zonë të banueshme të quajtur “Goldilocks”.ReklamaPauseLoaded: 100.00%Remaining Time -0:40Unmute×

Kur një planet është në zonën e banueshme, do të thotë se është në një distancë ideale nga ylli i tij, gjë që lejon kushte të favorshme për formimin e ujit në sipërfaqen e tij.

Në këtë sistem u zbuluan gjithsej katër planetë me emërtimet TOI 700b, TOI 700c, TOI 700d, TOI 700e, nga të cilët vetëm planetët e shënuar “b” dhe “d” janë në zonën e banueshme. Zbulimi i planetit të katërt “e” u njoftua të martën në takimin e 241-të të Shoqatës Amerikane Astronomike në Seattle dhe studimi u miratua nga revista shkencore The Astrophysical Journal Letters.

Sistemi TOI 700, ku banojnë këta ekzoplanetë, ndodhet në konstelacionin jugor të quajtur “Dorado”.

Planetët e këtij sistemi rrotullohen në mënyrë që vetëm njëra anë të jetë gjithmonë përballë yllit, ngjashëm me atë se si njëra anë e Hënës është gjithmonë përballë Tokës.

“Ky është vetëm një nga disa sisteme me zona të banueshme që ne njohim”, thotë Emily Gilbert, një shkencëtare në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforninë Jugore.

Gilbert, i cili drejtoi kërkimin, thotë se planeti i sapo zbuluar është rreth 5 për qind më i vogël se Toka dhe i duhen 28 ditë për tu rrotulluar rreth yllit të tij.

Vështrimet në sistemin TOI 700 u bënë të mundura nga sateliti Transition Exoplanet Survey (TESS), i cili gjurmon ndryshimet në pjesë të qiellit të quajtura “sektorë” për rreth 27 ditë në të njëjtën kohë.

“TESS sapo ka përfunduar vitin e dytë të vëzhgimit të qiellit”, thotë Alison Youngbold, astrofizikante dhe drejtuese e projektit TASS.

“Ne presim me padurim zbulime të tjera emocionuese të fshehura në thesarin e të dhënave të këtij misioni”, shton ajo. /Telegrafi/