Ballina Aktuale Kryebashkiaku i Tiranës, z. Erion Velijaj, vizitoi Luginën e Preshevës

Kryebashkiaku i Tiranës, z. Erion Velijaj, vizitoi Luginën e Preshevës

SHPËRNDAJE

Sot, në Bujanoc dhe Preshevë, Kryebashkiaku i Tiranës, z.Erion Velijaj i shoqëruar me  bashkëpunëtorët e tij, si dhe në shoqëri me Ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, z.Ilir Boçka, vizitoi Luginën e Preshevës, përkatësisht Bujanocin dhe Preshevës.

Qëllimi i vizitës së Kryebashkiakut të Tiranës, z. Erion Velijaj, ishte njohja për së afërmi të gjendjes së shqiptarëve në Luginë dhe Serbi, lidhur me  diskriminimin sistematik që u bëhet atyre nga pushteti qendror, pastaj rreth integrimit, simboleve kombëtare, nostrifikimin e diplomave e kështu me radhë.

Kryebashkiaku Velijaj, fillimisht në Bujanoc u takua me përfaqësuesit e institucioneve komunale, përfaqësues të partive politike etj. për të biseduar për tema që preokupojnë shqiptarët sidomos në planin e zhvillimit ekonomik, të infrastrukturës dhe mirëqenies sociale të qytetarëve.

Kryebashkiaku Velijaj, gjithashtu, pati kënaqësinë me nderimin e tij me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Preshevës, duke i falënderuar vëllazërisht  për mikpritjen bujare të preshevarëve.  Ai, nuk la pa përmendur se shteti amë Shqipëria do të kujdeset për bashkëkombësit e tij me projekte praktike në tejkalimin e vështirësive ekonomike dhe politike të cilat prej kohësh janë të pranishme në Luginë të Preshevës, njofton Jetapress.