Ballina Aktuale Deputeti nga Sanxhaku Zukorliq, kërkon Zajednicë në Parlamentin e Serbisë për boshnjakët...

Deputeti nga Sanxhaku Zukorliq, kërkon Zajednicë në Parlamentin e Serbisë për boshnjakët e Kosovës

SHPËRNDAJE

Në seancën e Kuvendit Republikan të Serbisë, të mbajtur më 3 shkurt 2023, deputeti nga Sanxhaku Usame Zukorliq, djali Muamer Zukorliqit, kryetar i subjektit politik Drejtësi dhe pajtim nga Sanxhaku, në fjalimin e tij para deputetëve kërkoi formimin e Zajednicës për boshnjakët e Sanxhakut.

Deputeti Usame Zukorliq, u shpreh në fjalimin e tij se do të jetë zëri i 30 mijë boshnjakëve  të Kosovës në Parlamentin e Serbisë, dukë kërkuar më shumë të drejta si komunitet në Kosovë, të cilët sipas tij, kanë të drejta të kërkojnë bashkim komunal dhe pushtet lokal në ato mjedise ku janë shumicë. Ai, në fjalimin e tij thotë se të drejtë kanë edhe goranët dhe romët të kenë Zajednica në Kosovë, ngase ata nuk kanë Këshilla Nacionale, ashtu siç kanë pakicat kombëtare në Serbi.

 Deputeti Usame Zukorliq, gjithashtu, kërkoi nga presidenti i shtetit Aleksandër Vuçiq e nënkryetari i Qeverisë Ivica Daçiq, që ta mbështesin në formimin e Zajednicës së boshnjakëve në Kosovë, duke e llogaritur Kosovën si provincë serbe, ngase edhe ashtu nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, me ankesat se boshnjakët në Kosovë, kanë probleme me dokumente për qarkullim të lirë në Serbi dhe shtetin amë të Bosnjës, ata sipas tij, kanë të drejtë të shkollohen në arsim të lartë, i cili u mungon në Kosovë dhe për të drejta të tjera qytetare.

Partia djalit Muamer Zukorliqit, kryetar i subjektit politik Drejtësi dhe pajtim nga Sanxhaku, Usame Zukorliq, lëre është aktiv te boshnjakët e Kosovës, por edhe i fut hundët edhe në Luginë të Preshevës, duke mbjell përçarje e urrejtje mes bashkësive fetare, duke ngrit medrese me vula të Sanxhakut, njofton Jetapress.