Ballina Lajme Nga Rajoni Sot dita më e ftohtë në Shqipëri/ Ja vendi ku termometri shënoi...

Sot dita më e ftohtë në Shqipëri/ Ja vendi ku termometri shënoi -21 gradë

SHPËRNDAJE

Dimri dhe temperaturat e ulëta kanë filluar që nga ditët e para të shkurtit.

Sot është shënuar dita më e ftohtë në qarkun e Shkodrës për këtë sezon dimëror.

Temperaturat më të ulëta janë shënuar në Qafë Thore -21 gradë Celsius, në Vermosh -18 gradë Celsius dhe në Fierzë -9 gradë Celsius.

Autoritetet po punojnë për hapjen e rrugëve nga dëbora dhe bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit e të përdorin gomat e dimrit.