Ballina Aktuale Lutjet tona për popullin turk në Turqi

Lutjet tona për popullin turk në Turqi

SHPËRNDAJE

Kumtesë e BIPBM-së

Mëngjesin e hershëm sot u njoftuam për një tërmet të fuqishëm në Turqi. Intensiteti i tërmetit ishte 7.7 shkallë sipas Rihterit.

Njoftimet e para lajmërojnë për viktima në njerëz, shkatërrime dhe dëme të mëdha materiale. Në emër timin dhe besimtarëve të Luginës së Preshevës shprehim ngushëllimet më të sinqerta për viktimat, familjarët, dhe popullin e Turqisë.

Ne sot qëndrojmë me ju, sikur ju që qëndruat me ne në ditët e vështira që i patëm pas tërmetit në Shqipëri. Zoti qoftë me ju në këto momente të rënda, thuhet në kumtesën e Kryetarit të BIPBM – së Mr. Nexhmedin Ademi, njofton Shërbimi për informim pranë BIPBM – së, transmeton Jetapress.