Ballina Aktuale Rama në Munich: Diskutime për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Rama në Munich: Diskutime për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023 në Munich.

Rama, sot bëri të ditur se në kuadër të konferencës, ka zhvilluar takim me kryetaren e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin, Chris Van Hollen.

Me të ka folur për disa tema, përfshirë planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi.”, shkroi Rama në Facebook.